Ndodh për herë të parë, ja si do të kryhet procesi ndaj një të dënuari me vdekje

Bota

Ndodh për herë të parë, ja si do të kryhet procesi ndaj

Një i dënuar me vdekje në Alabama pritet të bëhet personi i parë në SHBA që do të ekzekutohet me metodën e gazit të azotit, pasi humbi apelin e fundit në gjykatë.

Gjykata e Lartë e SHBA dhe një gjykatë më e ulët e apelit refuzuan të bllokojnë atë që avokatët e Kenneth Eugene Smith e quajtën një dënim “mizor dhe të pazakontë”.

Sipas tyre përdorimi i azotit mund të shkaktojë vuajtje të panevojshme dhe një rrjedhje e mundshme mund të dëmtojë njerëzit e pranishëm në dhomë.

Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e Elizabeth Sennett. Shteti i Alabamës ka 30 orë për të kryer ekzekutimin, i cili përfshin pompimin e gazit të azotit përmes një maske.

 

ME TE LEXUARAT