Berati zgjedh PS, Blendi Klosi: Rezultat spektakolar 5 nga 7 mandate që ka ky qark

Politikë

Berati zgjedh PS, Blendi Klosi: Rezultat spektakolar 5 nga 7 mandate që ka

Numërimi në qarkun e Beratit ka përfunduar me kryesimin e Partisë Socialiste. KQZ bëri me dije se në këtë qark, PS ka arritur të marrë 5 mandate, ndërsa PD arriti të marrë 2. Ndërkohë që LSI “dështoi”, nga dy mandate që mori në 2017, në këto zgjedhje, nuk arriti të marrë asnjë të tillë.

Blendi Klosi, lidhur me këtë fitore, ka falenderuar qytetarët, duke e cilësuar fitoren e mandatit të 5 një rezultat spektakolar. "Morëm një rezultat spektakolar 5 nga 7 mandate që ka ky qark. Duke shkruar një histori të lavdishme në qarkun e Beratit, sot mund të them me plot gojën që Berati ja doli të ishte i unifikuara. Patëm një garë dinjitoze dhe pa asnjë incident gjatë fushatës dhe gjatë numërimit dhe arritëm të rikthenim mandatin e 5 për partinë socialiste.

Kjo dëshmon dhe votën popullore ne qarkun e Beratit. Fitoren ia dedikoj qytetarëve që vlerësuan në mënyrë të jashtëzakonshme punë e bërë nga Edi Rama. Voto dhe rezultati i dedikohet socialistëve dhe ata që na votuan", tha Klosi

ME TE LEXUARAT