Studiuesit japin lajmin e keq, një në tre që shërohen nga Covid-19, do kenë probleme mendore pas 6 muajsh

Bota

Studiuesit japin lajmin e keq, një në tre që shërohen nga

Një lajm i keq ka ardhur nga studiuesit, lidhur me personat që janë shëruar nga Covid-19. Sipas studimit të publikuar në revistën Lancet Psychiatry, një në tre persona që i kanë shpëtuar Covid-19, pas 6 muajsh, kanë gjasa që të vuajnë nga probleme neurologjike ose psikiatrike gjashtë muaj më vonë.

Sipas studimit, që ka analizuar të dhënat shëndetësore të më shumë se 230,000 pacientëve që ishin shëruar nga Covid-19,  34 përqind u diagnostikuan me probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve. Problemet më të zakonshme ishin ankthi (17 përqind e pacientëve) dhe çrregullimet e humorit (14 përqind). Për 13 përqind të pacientëve kishin probleme neurologjike.

Incidenca e çrregullimeve neurologjike si hemorragjia (0.6 përqind) dhe goditja në tru (2.1 përqind)  ishte më e ulët se çrregullimet psikiatrike, por rreziku për probleme të shëndetit mendor  ishte përgjithësisht më i lartë në pacientët që kishin kaluar Covid-19 me simptoma më të rënda, raporton abcneës.al

Gjithashtu, studiuesit ekzaminuan të dhëna nga më shumë se 100,000 pacientë të diagnostikuar me grip dhe më shumë se 236,000 të diagnostikuar me ndonjë infeksion të traktit respirator. Ata zbuluan se në përgjithësi kishte një rrezik prej 44 përqind më të madh të diagnozave neurologjike dhe shëndetit mendor pas Covid-19 sesa pas gripit, dhe një rrezik prej 16 përqind më të lartë sesa me infeksionet e traktit respirator.

Pacientët e shtruar në spital me Covid-19 ishin më të rrezikuar, sipas analizës. Për shembull, 46 përqind e pacientëve që kishin nevojë për kujdes intensiv u diagnostikuan me probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve nga shërimi.

Të dhënat treguan se 2.7 për qind e njerëzve që kishin nevojë për kujdes intensiv pësuan një hemorragji të trurit, krahasuar me 0.3 për qind e njerëzve që nuk ishin të shtruar në spital.

Dhe gati 7 përqind e atyre që kishin nevojë për  ICU pësuan një goditje në tru, krahasuar me 1.3 përqind të pacientëve të tjerë. Jonathan Rogers nga University College London, tha se nevojiteshin më shumë hulumtime të mëtejshme mbi rezultatet afatgjata neurologjike dhe psikiatrike midis pacientëve me Covid-19.

ME TE LEXUARAT