Nis fuqishëm fushata e vaksinimit në Gjermani dhe Francë, administrohen mbi 500 mijë doza në ditë

Gjermania dhe Franca kanë nisur fuqishëm fushatën e vaksinimit, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Mësohet se Gjermania këtë javë ka trefishuar dozat e administruara çdo ditë, duke tejkaluar 700 mijë doza çdo ditë, pasi në administrimin e dozave janë përfshirë edhe mjekë të përgjithshëm.
Ndërsa në Francë, mbi 500 mijë dozave në një ditë, ku sipas ministrisë së Shëndetësisë Olivier Veran, vetëm të enjten u administruan 437,000 doza, një rritje prej 70,000 në 24 orë. Në këtë rrugë po ecën edhe Spanja, që nga 277,000 doza të martën, ajo ka arritur mbi 450,000 doza të premten.
Mediat lokale bëjnë me dije se për këtë përshpejtim, dhjetë spitale janë përdorur si qendra vaksinimi dhe që prej ditës së djeshme, mega salla e sporteve të kryeqytetit.
"Italia ka marrë 15.3 milion, tanimë vetëm 3 milion janë të stokuara, Gjermania kishte rreth 5 milion më shumë, por është më e populluar dhe me këto ritme vaksinimi në 7-10 ditë ato do të mbarojnë", tregon studiues i 'Ispi, Matteo Villa.


