Bardhi iu përgjigjet Ambasadave: Nga protesta nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse pushteti i Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu është përgjigjur reagimeve me urgjencë të ambasadave të SHBA dhe BE kundër opozitës për aksionin në Kuvend, duke folur me gjuhën e Edi ramës, ndërkohë që heshtën për dënimin e deputetit Ervin Salianjit.
Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.
Teksa Ambasadat u shqetësuan për djegien e karrigeve, Bardhi shprehet se PD dhe çdo qytetar i Shqipërisë është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.
Ndërkohë që Ambasadat bën thirrje për dialog mes palëve, Bardhi shprehet se dialogu është një mjet i duhur në vendet demokratike, por jo aty ku shumica në Kuvend injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës
Bardhi shton më tej se nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës, ndërsa nga përballja me krimin e organizuar i rrezikohet jeta e prona kujtdo.


