"Deputeti që duam", kryeministri Rama: Dera është e hapur, bujrum kujtdo që do të trokasë

Politikë

"Deputeti që duam", kryeministri Rama: Dera është e

Kryeministri Edi Rama përmes një video në llogarinë e tij në Facebook ka rikujtuar platformën “Deputeti që duam” ku ka bërë thirrje për këdo t’i bashkohet pasi dera është e hapur.

“Faleminderit atyre që kanë trokitur dhe bujrum kujtdo që do të trokasë. Dera është e hapur!”, shkruan kryeministri duke bërë thirrje që çdo kandidat brenda apo jashtë vendin të bëhet pjesë.

“Platforma Deputeti qe Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË2030 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030.”

ME TE LEXUARAT