Balla takon zyrtarin spanjoll: Duhet të ndërtojmë më shumë ura bashkëpunimi mes dy vendeve

Politikë

Balla takon zyrtarin spanjoll: Duhet të ndërtojmë më

Taulant Balla, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka pritur ditën e sotme në Elbasan Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Spanjës Antonio Gutierrez Limones. Lajmin e bëri me dije vetë Balla përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se duhet të ndërtohen më shumë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës.

“Mirëprita në Elbasan???? Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Spanjës Antonio Gutierrez Limones. Duhet të ndërtojmë më shumë ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Ne kemi shumë për të mësuar nga eksperienca spanjolle në zhvillimin e turizmit.

Synimi im për Elbasanin është shndërrimi i kalasë së Elbasanit në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ne mund të mësojmë nga këto eksperienca. Spanja mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes BE????????dhe Shqipërisë???????? brenda presidencës portugeze të BE”, shkruan Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion