“Babi mos pi”, Rama: Metën duhet ta ndihmojmë të kthehet në shtëpi

Politikë

“Babi mos pi”, Rama: Metën duhet ta ndihmojmë të

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ironizoi Presidentin Ilir Meta i cili dje akuzoi se patronazhistët e PS-së, i ngacmojnë vajzën e vogël duke i thënë “Thuaj babit të mos pijë shumë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se do ta ndihmojmë Ilir Metën që të kthehet në shtëpi.

“Ilir Meta, një president, të cilit e bija i thotë “Babi mos pi hajde në shtëpi”. Dhe ne duhet ta ndihmojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi.

Ne nuk duhet të humbasim trendin e historisë për t’u kthyer mbrapa se mund të votohet për fosilet e historisë, që dalin në rrugët e historisë dhe përsërisin skenat e karvanëve me makina si në ’90, por makinat janë shumë të shtrenjta, por ne kemi patronazhistë, që e dinë kush janë në ato makina, janë ato të bingove”.

Sulmi direkt nuk mungoi as për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, që e cilësoi hatanë më të madhe. “Çfarë arsye ka për të votuar PD-në? Më thoni një? Hajde ma tregoni një tullë, që vuri për Elbasanin.

Pa llogaritur pastaj atë partinë tjetër, të profesor doktoreshë infermiere, Monika Kryemadhi, se ajo është pastaj hataja më e madhe. Në qytetin e Kostandin Kristoforidhit, të votosh Monika Kryemadhin do të thotë të ngresh nga varri të gjithë Rilindasit e Elbasanit, të ofendosh historinë e këtij qyteti” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion