Autokolonë makinash dhe flamuj, demokratët ndezin atmosferën në takimin përmbyllës në Tiranë

Politikë

Autokolonë makinash dhe flamuj, demokratët ndezin atmosferën

Demokratët do ta përmbyllin mbrëmjen e sotme fushatën elektorale aty ku nisën sprintin e fundit drejt 25 Prillit, në sheshin “Nënë Tereza”.

Pas një muaj fushate intensive dhe takimesh në çdo qytet, kryedemokrati Lulzim Basha do të rikthehet në pikënisje për të mbajtur fjalimin e fundit para qytetarëve për votën më 25 Prill.

Simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike, me flamuj në dritaret e automjeteve, kanë nisur të afrohen në sheshin që sot është i demokratëve, duke krijuar një atmosferë ndryshe në qytet.

Ndërkohë socialistët u mblodhën sot për herë të parafundit në Durrës, duke mbushur stadiumin Niko Dovana para finales në Vlorë, dy zona ku kryeministri Edi Rama kandidon për deputet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion