Dhunoi 19-vjeçaren, shpallet në kërkim i riu në Shkodër

Aktualitet

Dhunoi 19-vjeçaren, shpallet në kërkim i riu në

Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe dhunuar një 19-vjeçare, një 20-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim nga Policia.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ka qenë 19-vjeçarja e cila ka kallëzuar në Polici ngjarjen, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 20-vjeçarit dhe verifikimin e kallëzimit.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin E. N., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe e ka dhunuar. Punohet për kapjen e shtetasit E. N. dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion