Ambasadorja e SHBA për 25 prillin: Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju

Politikë

Ambasadorja e SHBA për 25 prillin: Miqtë e Shqipërisë

“Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni”. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e zyrtarëve të lartë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në SHBA për zgjedhjet në Shqipëri.

“Në një shfaqje të jashtëzakonshme të mbështetjes për demokracinë në Shqipëri, udhëheqësit e të dyve, Komitetet e Dhomës dhe Senatit përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme kanë lëshuar deklarata (një dje, një sot) në lidhje me zgjedhjet 4/25. Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni” shkruan Kim.

Gregory W. Meeks dhe Michael McCaul u kërkojnë institucioneve shqiptare që të garantojnë zgjedhje të lira në 25 Prill. “Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne i nxisim autoritetet shqiptare të sigurojnë që votuesit janë në gjendje të hedhin votën e tyre të lirë,  pa frikë dhe dhunë.


Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit – ata që janë aktualisht në detyrë si dhe ata që shpresojnë të zgjidhen – të veprojnë në përputhje me normat demokratike. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar” thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të SHBA-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion