Ambasadori britanik në Vlorë: T’u japim mundësi numëruesve të bëjnë punën e tyre

Politikë

Ambasadori britanik në Vlorë: T’u japim mundësi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka udhëtuar drejt Vlorës, për të parë nga afër procesin e numërit të votave. Për mediat, Norman ka shprejur se procesi është duke vijuar dhe nuk ka preferuar të japë një vlerësim. Gjithashtu, ambasadori britanik ka thënë se për momentin e rëndësishme t’i jepet mundësi numëruesve që të bëjnë punën e tyre.

“Procesi vijon dhe s’mund të jap vlerësim tani. T’u japim mundësi numëruesve të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Norman.

Kujtojmë se ambasadori britanik ka qenë në terren edhe ditën e djeshme, ku ka ndjekur nga afër procesin e votimit në disa qytete në vend, mes të cilëve edhe në Elbasan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion