Agron Shehaj voton së bashku me bashkëshorten: Sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj është paraqitur mesditën e sotme në qendrën e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Në dalje të qendrës së votimit, Shehaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat teksa ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive në zgjedhje nga ana e qytetarëve.
“Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve. Për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më zërin e qytetarëve.
Prandaj është rëndësishme të votojmë. Të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen”, u shpreh Agron Shehaj për mediat.


