Agron Shehaj "u mbyll gojën" kritikëve: Ata që përkrahin Bashën, mbështesin humbjen e radhës

Politikë

Agron Shehaj "u mbyll gojën" kritikëve: Ata që

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj i është përgjigjur kritikëve që thonë se kush nuk është me Bashën, i shërben Ramës. Shehaj merr shembullin e një bisede mes dy demokratësh mes të cilëve njëri mbështet Bashën. Ai thotë se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës.

“Një intelektual i Tiranës, mbështetës i kryetarit të tanishëm, i dërgoi këtë mesazh një demokrati të thjeshtë, kritik me kryetarin: “Kush nuk është me Bashën është me Ramën.” Demokrati iu përgjigj:

“Po sikur të themi se kush është me Bashën është edhe me Ramën?” Po sikur të themi se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret? Po sikur të themi që ata që mbështesin Bashën mbështesin humbjen e rradhës?”

Ata që nuk humbasin asgjë kur Partia Demokratike humbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë”, shkruan Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion