“A do ta shkarkoni Ballukun?”, Rama ‘përplaset’ me gazetarët: Kaq të vështirë e keni të…

Politikë

“A do ta shkarkoni Ballukun?”, Rama ‘përplaset’ me

Kryeministri Edi Rama ndodhet para pallatit të Brigadave, aty ku po pret liderët e Ballkanit Perëndimor, për samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, që do të mbahet në Tiranë.

Gjatë momentit që priste liderët, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun, të cilën një ditë më parë GJKKO e pezulloi nga detyra.

Rama: Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.

Kujtojmë se dje GJKKO dha dy masa ndaj Ballukut, pezullim dhe bllokim të pasaportës, duke e ndaluar atë që të dalë jashtë vendit. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

 

ME TE LEXUARAT