Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickovski hap zyrën e partisë së tij VMRO-DPMNR në Shqipëri

Politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickovski hap zyrën e

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u hap zyrtarisht zyra e re e Shoqatës “VMRO-DPMNE Shqipëri”, një qendër e re organizimi për komunitetin maqedonas në vend.

Ceremonia u zhvillua në praninë e dhjetëra pjesëtarëve të pakicës maqedonase, ndërsa të ftuar special ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në fjalën e tij, Mickoski theksoi rëndësinë që komuniteti maqedonas në Shqipëri të ketë mundësi të ruajë gjuhën, kulturën dhe identitetin e vet.


“Maqedonasve atje ende në shekullin XXI nuk u lejohet as regjistrimi i një shoqate joqeveritare, as shprehja e lirë e identitetit të tyre,” tha Mickoski, duke e cilësuar këtë një standard të dyfishtë në rajon.

Kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut shtoi se shteti maqedonas do të mbetet mbështetje e fortë për bashkëkombasit në diasporë.

“Ne jemi punëtorë, të durueshëm dhe të mençur. Ju siguroj se, qoftë tani apo në periudhën që vjen, do të arrijmë qëllimin tonë. Maqedonia e Veriut është shtëpia juaj dhe do t’ju presë gjithmonë me dyer të hapura,” deklaroi ai.

Hapja e zyrës së re të shoqatës shihet si një hap i rëndësishëm për komunitetin maqedonas në Shqipëri, duke synuar rritjen e bashkëpunimit kulturor dhe institucional me Maqedoninë e Veriut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion