ZYRTARE, publikohet pjesëmarrja në zgjedhje pas mbylljes së votimeve, 42.16 për qind në rang vendi

Ora 21.20 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi te dhenat e pjesemarrjes te perpunuara rreth dy ore pas mbylljes se procesit. Nga raportimi, i 3010 qendrave te votimit, ne 5225 qendra votimi, pjesemarrja sipas KQZ, ka qene 42.16 per qind ne votime.

Ora 18.27 - KQZ ka publikuar te dhenat e pjesemarrjes ne votime deri ne oren 18.00. Sipas te dhenave te raportuara nga 2754 qendra votimi, pjesemarrja deri ne 18.00 eshte ne nivelin e 41.7 per qind.
Dibra, Fieri, Tirana dhe Kukesi jane qarqet me pjesemarrjen me te madhe deri tani.
Ora 17.33 -Komisioni qendror i Zgjedhjeve raportoi nje pjesemarrjen prej 39.15 per qind te votuesve ne votimet e 11 majit, deri ne oren 17.00.
Procesi vazhdon nderkohe qe pjesemarrja zyrtare do te perllogaritet pas perfundimit te votimeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 16.
Deri në orën 16:00 kanë marrë pjesë 35.84% e zgjedhësve që votojnë brenda vendit, bën me dije KQZ.

Me heret, ne ora 15, prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohej se pjesëmarrja ka qenë 32.96% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.
Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2.8% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 15 ka qenë 38.6%.


