Po digjte mbeturina në ullishte, flakët i dalin jashtë kontrollit, humb jetën i moshuari në Fier

Një 76-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në fshatin Greshicë tw Fierit, pasi zjarri që dyshohet se nisi gjatë djegies së mbeturinave doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një sipërfaqe me ullishte.
Sipas burimeve nga vendngjarja, i moshuari me inicialet N. C. po digjte mbeturina, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.
Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftmi:
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


