Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Aktualitet

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre

Qeveria shqiptare ka miratuar një strategji për heqjen graduale nga përdorimi të automjeteve të vjetra gjatë periudhës 2027–2030, si pjesë e përafrimit të sektorit të transportit me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian.

Dokumenti synon eliminimin e mjeteve me nivele të larta ndotjeje, veçanërisht të kategorive më të hershme si Euro 3 dhe Euro 4 që u përkasin kryesisht prodhimeve të viteve 2000. 

Megjithatë, aktet e mëtejshme rregullatore pritet të përcaktojnë nëse kufizimet do të zbatohen vetëm për importet e reja apo edhe për mjetet që ndodhen aktualisht në qarkullim.

Plani i hartuar përfshin angazhimin e disa dikastereve kryesore, ku Ministria e Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Mjedisit do të përshtatin rregullat e homologimit dhe kontrollit të emetimeve.

Paralelisht me automjetet private, strategjia parashikon edhe një program të posaçëm me kosto prej 200 mijë eurosh për rinovimin e flotës së autobusëve ndërqytetës gjatë viteve 2028–2030, të cilët do të duhet të përmbushin standarde më të larta sigurie, përfshirë instalimin e sistemeve ABS, ESC, kamerave CCTV dhe pajisjeve telematike.

Kjo iniciativë bën pjesë në objektivin më të gjerë për dekarbonizimin e transportit rrugor në Shqipëri, i cili do të shoqërohet edhe me nxitjen e përdorimit të mjeteve elektrike e hibride si dhe zgjerimin e rrjetit të infrastrukturës së karikimit në të gjithë vendin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion