Pesë vr'asje me pagesë në fokus të hetimeve, zbardhen lidhjet e dyshuara të dy emrave

Aktualitet

Pesë vr'asje me pagesë në fokus të hetimeve, zbardhen
Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri janë nën hetim për dyshime lidhur me pesë vrasje me pagesë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mes ngjarjeve për të cilat dyshohet se kanë qenë të përfshirë është edhe një vrasje në Shkodër, ndërsa në Lezhë dyshohet se po përgatitnin ekzekutimin e Erjon Tucit.

Sipas dyshimeve hetimore, vrasja e Tucit ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shqiptari në një burg në Greqi.

Për ngjarjet kriminale, autoritetet kanë siguruar edhe një dëshmi, e cila pritet të ndihmojë në dokumentimin e përfshirjes së personave të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre.

Hetimet vijojnë për të identifikuar të gjitha ngjarjet e mundshme kriminale dhe rolin që dyshohet se ka pasur secili prej tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion