Perplasje mendimesh/ Melania mbron jetën në komunizëm, ndërsa Donald Trump e quan kërc'ënim kombëtar

Bota

trump-8.jpg
Melania Trump ka bërë një deklaratë që bie në kundërshtim me retorikën e përdorur shpesh nga bashkëshorti i saj, presidenti amerikan Donald Trump, ndaj komunizmit.

Në një intervistë për Fox Business, Zonja e Parë e SHBA-së tha se ka pasur një fëmijëri të lumtur në Slloveninë e atëhershme komuniste, duke theksuar se nuk i ka munguar asgjë gjatë viteve të saj të rritjes.

“Jam rritur në komunizëm dhe, sinqerisht, nuk më ka munguar asgjë”, u shpreh Melania Trump.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur Donald Trump e ka cilësuar vazhdimisht komunizmin si një nga kërcënimet më të mëdha për Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan përdor shpesh termat “komunist” dhe “komunizëm” për të sulmuar demokratët e krahut të majtë dhe të tjerë që, si kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, identifikohen si socialistë demokratë.

Komentet e Melania Trump vijnë pas pranimit në eventin e saj të një gazetari të ndaluar të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, vjen një tjetër sulm ndaj Donaldit./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion