Pla'gosja në Lezhë, kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën e ngjarjes, ja si ndodhi

Aktualitet

policia_sd-7.webp
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si të dyshuar për plagosjen e ndodhur një ditë më parë pranë një servisi automjetesh.

Gjergj dhe Seldo Voci dyshohet se janë autorët e plagosjes së Daniel Pikuli, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në bark pas një konflikti mes palëve.

Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e konfliktit, ku tre personat dyshohet se janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike. Më pas, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ndaj Pikulit duke e lënë të plagosur.

Pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet tip Volkswagen. Policia ka mundur t’i gjurmojë lëvizjet e mjetit deri në Shënkoll të Lezhës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Laç, me qëllim dokumentimin e itinerarit të ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Daniel Pikuli vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ende të paqëndrueshme, nuk ka dhënë deklarimin e tij para grupit hetimor.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion