Momente tensioni në Uashington, kinezët përplasen me stafin e Shtëpisë së Bardhë

Bota

-1002-0-perplasja-6ab62b078d85a.jpg
Një incident ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, pak para takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Kinës, Xi Jinping.

Mediat e huaja raportojnë se stafi i Shtëpisë së Bardhë u përfshi në një debat me delegacionin mediat të Kinës. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë një debat midis të dyja palëve, për pozicionet se ku do të qëndronin fotografët zyrtarë të qeverisë kineze.

Në video shihet po ashtu se personat e pranishëm shtyjnë njëri-tjetrin, në mënyrë që të zënë pozicionin më të mirë të mundshëm. 

Ndërkohë, stafi i Shtëpisë së Bardhë dëgjohej duke thënë: "Jo, ky është vendi i tij" dhe "Jo, përgjigjja është jo", ndërsa përpiqeshin të kontrollonin turmën.

Connor Stringer, korrespondent kryesor i Uashingtonit për “The Telegraph”, tha se situata po nxehej aq shumë, sa edhe Shërbimi Sekret ishte gati të ndërhynte. 

"Një fotograf kokëfortë mori një paralajmërim të ashpër", shkroi ai në X.
Mosmarrëveshja shpërtheu pikërisht kur Xi ishte gati të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë për një darkë shtetërore, të organizuar nga Presidenti Donald Trump.

Vizita në Uashington është e para për Xi në më shumë se një dekadë. Ajo vjen gjithashtu pas një vizite shtetërore që Trump bëri në Kinë në maj.

ME TE LEXUARAT