Përmbytjet në Evropë/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Bota

Përmbytjet në Evropë/ Jo vetëm kriza klimatike,

Një studim i ri europian ngre alarmin për rritjen e rrezikut nga përmbytjet, duke vënë në fokus jo vetëm reshjet ekstreme, por edhe ndërtimet, urbanizimin dhe infrastrukturën e cenueshme.

Studimi, i realizuar nga profesorët Anastasios Stamou dhe Michalis Diakakis, analizoi përmbytjet dhe fatkeqësitë e regjistruara në vende të ndryshme europiane nga viti 2007 deri në 2025, përfshirë edhe Greqinë dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Daniel.

Sipas studiuesve, pasojat e një përmbytjeje varen edhe nga mënyra se si janë planifikuar dhe ndërtuar zonat urbane. Ndërtimet në ose pranë zonave me rrezik, infrastruktura e dobët dhe sistemet e pamjaftueshme të kullimit mund të përkeqësojnë ndjeshëm dëmet.

 Studimi thekson gjithashtu problemet me sistemet e paralajmërimit të hershëm. Në disa raste, alarmet nuk arrijnë në kohë te qytetarët ose nuk kuptohen siç duhet, duke rritur rrezikun për jetën dhe pronën.

Studiuesit kërkojnë rishikimin e rregullave të ndërtimit dhe planifikimit urban, si dhe kombinimin e masave mbrojtëse, sistemeve të paralajmërimit dhe përgatitjes më të mirë të institucioneve.

Sipas tyre, përballë ndryshimeve klimatike dhe ngjarjeve gjithnjë e më ekstreme, reduktimi i rrezikut kërkon planifikim më të kujdesshëm dhe shmangien e ndërtimeve në zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion