Përbërës të skaduar dhe produkte pa informacion identifikues/ Policia dhe AKU kontrolle në një distileri në Vaqarr

Distileri që përdorin përzjerësa dhe aroma të ndryshme të skaduara, miliona lekë gjobë dhe sekuestime janë rezultat i një aksioni të AKU Tiranë.
AKU Tiranë dhe krimi ekonomik i uniformave blu të kryeqytetit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët në një distileri në Vaqar ditën e djeshme.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë kontrrolli është ushtruar në subjektin E.H, në rrugën Sali Shkreta, Vaqarr, Tiranë.
Burimet zyrtare bënë me dije se ndaj subjektit janë vendosur disa gjoba me vlerë dhjetra milionë lekë si dhe janë sekuestruar si provë produkte ushqimore të skaduara.
Janë bllokuar embëlsues, përzjerrës, aroma të ndryshme në sasi disa dhjetra kilogramë të cilat u ccuan për asgjesim.
Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit u konstatuan gjithashtu produkte ushqimore dhe lëndë të para, në enë plastike dhe qelqi, pa etiketa apo informacion identifikues. Janë gjetur qindra litra pije si vodka, liker qershie, fernet, “esencë uzo”, aromë mente, aromë banane dhe aromëkafeje.
Janë konstatuar lëndë si ekstrakt portokalli, ekstrakt kumbulle, ekstrakt portokalli, shishe me aromë rumi, shishe me aromë gin, karamel, etj.
Shumë nga produktet, sipas inspektorëve të AKU, janë ccuar për tu asgjesuar sepse është i pamundur identifikimi i origjinës së tyre.
Disa prej produkteve janë ccuar për analiza për të verifikuar më tej cilësinë e tyre.
Qinrda litra pije të ndryshme alkolike të sekuestruara, një pjesë e sasisë është ccuar për asgjesim, ndërkohë policia ka filluar hetimin penal për pronarin e distilerisë.


