Tragjedi në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (FOTO+VIDEO)

Bota

Tragjedi në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave në provincën e Gizës, në Egjipt.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë, e cila konfirmoi viktimat dhe të plagosurit si pasojë e aksidentit të rëndë hekurudhor.

VIDEO

Sipas Hekurudhave Kombëtare të Egjiptit, një tren që udhëtonte nga Giza drejt Fayoumit është përplasur me pjesën e pasme të një treni tjetër, i cili po kryente itinerarin nga Kajro drejt Asuanit.

Aksidenti ndodhi mes stacioneve Kafr Ammar dhe Al Raqa, ndërsa përplasja shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve.

Dhjetëra pasagjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spitalet pranë zonës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

VIDEO

Aksidentet hekurudhore nuk janë të rralla në Egjipt. Ndër shkaqet kryesore të tyre renditen gabimet njerëzore në kalimet në nivel dhe problemet me sistemet e sinjalizimit hekurudhor.

Tragjedi në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80Tragjedi në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80Tragjedi në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion