Pastrohet Lana në Tiranë, Bashkia bën paralajmërimin e fortë për ndotësit

Aktualitet

Pastrohet Lana në Tiranë, Bashkia bën paralajmërimin e
Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për pastrimin e lumit Lana, me qëllim shmangien e grumbullimit të mbetjeve dhe problemeve që mund të shkaktohen nga prurjet e shtuara.

Gjatë ndërhyrjes janë evidentuar sërish mbetje të hedhura në lumë nga persona dhe subjekte të papërgjegjshme, pavarësisht pastrimeve periodike që kryhen nga ekipet e Bashkisë.

“Lana nuk është kosh mbeturinash”, është apeli drejtuar qytetarëve dhe bizneseve, të cilëve u kërkohet të mos hedhin mbetje në shtratin e lumit dhe në hapësirat përreth tij.

 

Bashkia paralajmëron se ndaj personave apo subjekteve që ndotin Lanën do të merren masa administrative dhe do të vendosen gjoba. “Mbajeni pastër! Kundërvajtësit do të gjobiten”, thuhet në mesazhin e Bashkisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion