Pas përplasjeve të dhunshme në protestë, studentët paralajmërojnë bojkotin e mësimit
Lajmifundit
/
13 October 2026, 22:48
Aktualitet

Studentët kanë paralajmëruar bojkotimin e procesit mësimor ditën e nesërme, më 14 tetor, pas protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, studentët kanë bërë të ditur se do të bojkotojnë mësimin ditën e nesërme, si një formë proteste për kërkesat e tyre.
Mbetet për t’u parë se sa studentë do t’i bashkohen bojkotit dhe nëse institucionet do të reagojnë ndaj kërkesave të tyre.



