Ngjarja TRAGJIKE: 14-vjeçarja pas picës me miqtë sëmuret papritur, dërgohet nga prindërit në spital pa shenja jete

Bota

Ngjarja TRAGJIKE: 14-vjeçarja pas picës me miqtë sëmuret

Një mbrëmje në piceri me miqtë përfundoi në tragjedi, kur 14-vjeçarja Michelle Valentino pësoi një shok anafilaktik fatal. Adoleshentja kishte porositur një picë me mocarelë, madje ishte treguar e kujdesshme duke e hequr djathin para se ta hante

Telefonata, që asnjë prind nuk dëshironte të merrte

Një nënë dhe një baba që presin të kthehet vajza e tyre. Një telefonatë që asnjë prind nuk dëshironte të merrte. Dhe, sa hap e mbyll sytë, bota shembet.

Ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Kishte dalë të hante picë me miqtë e saj, për të kaluar disa orë të lumtura e të shkujdesura, ashtu siç bëjnë miliona adoleshentë të tjerë.

Duhej të ishte një mbrëmje normale. U shndërrua në një tragjedi të pafund.

Në Casalnuovo, sipas rindërtimeve të para, Michelle pësoi shok anafilaktik pasi hëngri picën – nga e cila, madje, ishte kujdesur vetë që t'ia hiqte mocarelën.

Më pas sëmundja e papeitur, lajmërimi i prindërve, dëegimi në shtëpi dhe vrapimi i dëshpëruar drejt spitalit. Më pas lajmi i tmerrshëm. Kur mbërriti në urgjencën e klinikës "Villa dei Fiori", ajo ishte e pa jetë.

Është e pamundur të mos mendosh për atë nënë dhe atë baba. Të tmerruar kur morën një telefonatë të tillë, të pikëlluar kur mësuan se vajza e tyre nuk do të kthehet më kurrë në shtëpi.

Një dhomë e vogël që do të mbetet bosh. Një karrige që askush nuk do ta zërë më kurrë. Një zë që do të mungojë çdo ditë. Çdo gjë e saja do të shndërrohen në një kujtim të çmuar.

Pas pak javësh janë festat. Dhe nën pemë do të mungojë dhurata më e rëndësishme: prania e vajzës së tyre të vogël.

Në moshën 14-vjeçare, njeriu duhet të ketë frikë nga ndonjë provim në shkollë, të përjetojë emocionet e dashurisë së parë, të debatojë me prindërit për të qëndruar jashtë pak më gjatë se zakonisht. Nuk duhet të vdesë për shkak të një pice të ngrënë me miqtë.

Michelle duhej të kthehej në shtëpi. Duhej të përqafonte nënën, t'i uronte natën e mirë babait dhe të flinte duke ëndërruar për të ardhmen e saj. Ajo duhej të jetonte. Por fati tregohet ndonjëherë mizor.

Nuk gjendet fjalë që mund ta lehtësojnë një tragjedi të tillë.

Le të gjejnë nëna dhe babai i saj forcën dhe dashurinë e mundshme, përballë një dhimbjeje që asnjë qenie njerëzore nuk do të donte ta përjetonte kurrë.

Ngjarja TRAGJIKE: 14-vjeçarja pas picës me miqtë sëmuret

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion