Pamje të rënda nga PROTESTA/ Me këmbë të thyer dhe në gjendje të rëndë, ja si merret nga policia studenti

Protesta e studentëve vijon në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa tensionet mes pjesëmarrësve dhe forcave të Policisë kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.
Mes protestuesve është parë edhe një person me këmbë të dëmtuar, që duket se ka pësuar frakturë. Ende nuk ka një konfirmim mjekësor për natyrën e dëmtimit dhe as informacion zyrtar mbi rrethanat në të cilat është lënduar.
Vetë i riu tha për mediat se ai "nuk ka ishte pjesë e protestës por ka qenë në hallin e tij" dhe dhuna policore ka bërë që të psësonte frakturë në këmbë.
Protestuesit kanë vijuar të lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit, pas përplasjeve të mëparshme pranë Ministrisë së Arsimit, ku Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe përdori forcë ndaj disa pjesëmarrësve.
Gjatë ndërhyrjeve janë raportuar edhe shoqërime të protestuesve në komisariat, ndërsa pamjet e publikuara më herët treguan efektivë që tërhiqnin zvarrë një prej tyre.
Nga ana tjetër, ministri Ervin Demo deklaroi se gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë protestës dhe dënoi dhunën ndaj punonjësve të rendit.
Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet një bilanc zyrtar për personat e lënduar dhe të shoqëruar gjatë përplasjeve.


