Dorëheqja e Kupit, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Aktualitet

Dorëheqja e Kupit, Sadleva Bodo emërohet në krye të

Sadleva Bodo do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Emërimi i saj në këtë detyrë vjen pasi Adriatik Kupi dha sot dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa më herët ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.

Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës në ditët në vijim.

Adriatik Kupi njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas 7 muajsh në këtë detyrë.

Kupi u emërua në këtë detyrë më 1 prill të këtij viti duke pasur Klevis Qosen, i cili tani drejton Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Në 13 vite, janë ndërruar 9 drejtorë që nga Artur Zoto e deri te drejtori i cili tashmë ka njoftuar dorëheqjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion