Paqësori nën “pushtetin” e tajfunëve: Bota përballet me sezonin ekstrem, viktima dhe dëme kolosale nga El Niño

Bota

Paqësori nën “pushtetin” e tajfunëve: Bota

Azia Lindore po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm tajfunësh, me viktima, përmbytje dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. Shkencëtarët lidhin kushtet e motit edhe me El Ninjo-n, që po ngroh ujërat e Paqësorit. Parashikimet tregojnë rrezik për reshje më të mëdha dhe përmbytje më të rënda.

Oqeani Paqësor po shndërrohet në një vatër energjie për stuhi gjithnjë e më shkatërruese. Azia Lindore po përjeton një sezon ekstrem tajfunësh, me dhjetëra viktima, përmbytje masive dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. 

Pas kësaj vale moti të egër qëndron edhe fenomeni klimatik El Nino, i cili po ngroh ujërat e oqeanit dhe po fuqizon stuhitë tropikale.

Në tetor, Tajvani u përgatit për goditjen e tajfunit Champi, me erëra që arritën shpejtësinë 295 kilometra në orë. 

Stuhia nuk goditi drejtpërdrejt ishullin, por shkaktoi anulimin e qindra fluturimeve në Tajvan, Hong Kong dhe Japoni, ndërsa mijëra familje mbetën pa energji elektrike në Okinaëa.

Muajt e mëparshëm nuk kanë qenë më pak shkatërrues. Japonia u përball me stuhi të fuqishme që detyruan rreth një milion njerëz të evakuoheshin. 

Në Kinë, përmbytjet shkatërruan zona të banuara dhe zhvendosën mijëra banorë, ndërsa tajfune të njëpasnjëshme paralizuan transportin dhe jetën e përditshme.

Shkencëtarët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial kanë shënuar nivele rekord, ndërsa energjia e akumuluar e cikloneve në Azinë Lindore dhe Juglindore parashikohet të jetë pothuajse dyfishi i mesatares 30-vjeçare.

Simulimet shkencore tregojnë se rritja e temperaturave mund të shtojë me 26 për qind reshjet e akumuluara gjatë stuhive të fuqishme, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve.

Japonia dhe Kina kanë shtuar masat e përgatitjes, ndërsa Filipinet po mbështesin fermerët për të përballuar dëmet e mundshme në prodhimin bujqësor.

Por përtej emergjencave të momentit, sfida mbetet afatgjatë: ndërtimi i infrastrukturës më të qëndrueshme, menaxhimi i ujërave dhe mbrojtja e komuniteteve përballë fenomeneve klimatike gjithnjë e më ekstreme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion