Pamje tragjike në Zelandën e Re, 43 balena dalin në bregdet, nuk mbijeton asnjëra

Bota

Pamje tragjike në Zelandën e Re, 43 balena dalin në bregdet, nuk

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zelandën e Re, ku 43 balena-pilot kanë ngordhur pasi kanë dalë në breg në një plazh pranë Ngawi, në zonën e Kepit Palliser, në pjesën më jugore të Ishullit të Veriut. 

Cetacet u zbuluan mëngjesin e së enjtes nga banorët e zonës dhe ekipet e shpëtimit. Fillimisht u raportua për 20 balena, katër prej të cilave rezultonin ende gjallë, por në një njoftim të mëvonshëm Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit konfirmoi se asnjë prej tyre nuk arriti të mbijetonte.

Sipas organizatës “Project Jonah”, e specializuar në shpëtimin e balenave të bllokuara në brigje, shumë prej tyre kishin ngordhur që në momentin e zbulimit, ndërsa ato që ishin ende gjallë humbën jetën gjatë ditës.

Banorët vendas u përpoqën t’i mbanin balenat gjallë duke i freskuar dhe duke u krijuar kushte sa më të përshtatshme, ndërsa në operacion u angazhuan edhe autoritetet mjedisore dhe përfaqësues të komunitetit indigjen maori. Organizata e cilësoi ndërhyrjen si një përvojë të vështirë për të gjithë personat e përfshirë.

Autoritetet bëjnë me dije se brigjet jugore të Ishullit të Veriut janë të ekspozuara ndaj rrymave të forta dhe dallgëve të ngushticës së Kukut, ndërsa terreni shkëmbor e vështirësoi edhe më shumë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Ndonëse balenat-pilot dalin herë pas here në brigjet e Zelandës së Re, 

Ministria e Mjedisit theksoi se një ngjarje e përmasave të tilla është tepër e pazakontë. Pas konfirmimit të ngordhjes së të 43 balenave, është vendosur që ato të varrosen me ndihmën e komunitetit vendas.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion