Orinda Huta shpërthen në lot, çfarë ndodhi në nisje të emisionit

Showbiz

Orinda Huta shpërthen në lot, çfarë ndodhi në nisje

Një surprizë e veçantë për Halloween-in ka emocionuar moderatoren Orinda Huta, e cila nuk arriti t’i mbante lotët e gëzimit kur pa vajzën e saj në studio.

Të veshura me kostume festive për Halloween, disa vogëlushe u shfaqën papritur në studio, mes tyre edhe vajza e Orindës. E papërgatitur për këtë surprizë, moderatorja u përlot sapo e pa të voglën, duke përjetuar një moment mjaft emocionues.

Orinda tregoi me humor se vajza e saj e kishte mbajtur sekret surprizën gjatë gjithë ditës, pavarësisht se i kishte dhënë disa sinjale që në mëngjes.

screenshot-2026-10-31-212904-6ae64e4fb08a4.jpg

“E mbajti surprizën… E nisi që në mëngjes: ‘Kam një surprizë për ty’, dhe babi që e thërriste ‘hajde poshtë’. Ishte e tepërt”, u shpreh moderatorja, duke treguar se emocionet e kishin pushtuar plotësisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion