“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament”, Berisha paralajmëron bojkot? Balla: Uroj të mos e merrni atë vendim

Politikë

“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament”,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza në Kuvend, sa i përket qëndrimeve ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se “Parlamenti duhet të zhduket sa më parë, pasi shkelmon çdo interes të shqiptarëve”.

“Në një institucion turpi që po i shërben në veprime absolute narko-regjimit, narko-shtetit, të parit dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, patriot, pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narkoshtetit e krimit, e karteleve të drogës.

Ju, në vend se të spostoni çdo gjë nga agjenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit shqiptar nga narkoshteti i Ramës. Ju bëni sikur po derdhni lot krokodili, për ata qytetarë që ju urrejnë, që ju i përçmoni, që i vidhni, të vjedhur dhe të mjeruar nga qeveritarët tuaj, që ju i mbroni këtu për vjedhjet që kanë bërë. Nuk ka patur kurrë një parlament të shpërfytyruar, si ky parlament.

Çfarë jeni ju, avokatë të akteve të tilla, sepse vetë një pjesë e juaj është anëtare bandash? Tani bëheni avokatë të Vora Hysenit. SHISH-i është një institucion, jo person.  Ju vini mbi interesat e shqiptarëve. Shefen e shërbimit informativ e rekrutojnë mafiet. Ku e gjeni ju këtë moral? Skllevër të padrinos, ky parlament duhet të zhduket sa më parë, jo përfaqëson, por shkelmon çdo interes të shqiptarëve. Si mundet?! (Drejtohet nga pala socialiste në sallë) Pusho, mos fol ti atje. Lëri ato qëndrime histerike.

A nuk është Shërbimi Informativ Kombëtar një institucion i rëndësisë më të veçantë për sigurinë e shqiptarëve? Pra, dhe ju dëshmoni se s’keni asnjë interes shoqëror. Se nuk keni as interese kombëtare. Se nuk keni asnjë interes për këtë shtet dhe për këtë vend. Se jeni skllevër të pasurimit tuaj, të vjedhjeve tuaja dhe të lidhjeve tuaja me krimin. Se, o mor jo, po të mos ishin këto ju Edi Ramën e bënit, e kishit zhveshur lakuriq, ja kishit nxjerrë të gjitha.
Po problemi është se mbroni ato tuajat aty. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. Ky parlament nuk ka moral të ekzistojë. Ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra mafioze të Europës”, tha Berisha nga foltorja.

Ndërkohë Taulant Balla, pasi mori fjalën menjëherë pas Berishës, iu drejtua këtij të fundit duke i thënë se uron që të mos e marrin vendimin e njëjtë si në 2014.

ME TE LEXUARAT