"Nuk ma keni parë emrin në skandale”, Roza Lati shpërthen ndaj komenteve fyese: T'i vesh brek*t në kokë unë ty....

Showbiz

"Nuk ma keni parë emrin në skandale”, Roza Lati

Roza Lati ka reaguar ashpër ndaj komenteve dhe etiketimeve fyese që, sipas saj, po i drejtohen në rrjetet sociale. Përmes një serie postimesh në Instagram, moderatorja ka kërkuar që emri i saj të mos lidhet me skandale apo aludime ku, sipas saj, nuk ka asnjë përfshirje.

Në reagimin e saj, Roza u drejtohet drejtpërdrejt komentuesve:

“Këtë SMS tani e kam për ju k*rvat. Meshkuj e femra. Që në çdo dalje timen në intervista, shani e fyeni. Pa më njohur personalisht.”

Më tej, ajo kundërshton etiketimet ndaj saj dhe shkruan:

“Më quani prostute e më quani kuve. Për çfarë? Se jam tip i shkathët? Se jam rebele? Se jam çapkenë? Se flas HAPUR? Se jam E SINQERTË?”

Roza përmend edhe skandalet që kanë bërë bujë së fundmi, duke theksuar se emri i saj nuk është shfaqur askund:

“Se për të parë s’keni parë gjë! Në të gjitha këto skandale: jo me Ad Hilara, jo me Ergys Agasra, jo me eskorta Burgjesh. E lexuat gjëkund emrin tim?”

Ajo vijon më tej:

“Për çfarë e bëni një vajzë personazh publik k*rve??? Kur emri nuk i është përlyer ASNJËHERË në skandale seksuale? As publikisht as privatisht.”

Roza publikon edhe një shembull komenti, duke iu përgjigjur:

“E ke gabim! Unë t’i vesh brekët ty në kokë me këtë tip që kam. Mos i ngatërroni gjërat.”

Në vijim, moderatorja prek edhe një pjesë personale të jetës së saj, duke treguar:

“Unë jam rritur me trauma, kam parë dhunë e skena agresive që s’ja uroj asnjë fëmije! Dhe këtë tip që kam sot, e kam se kam kuptuar rëndësinë e jetës, që në fëmijëri. Sa e shtrenjtë është JETA.”

Në fund, ajo rikthehet te mesazhi kryesor:

“Ishte e nevojshme të reagoja. Ejjjjjj…. thirr mendjes!!! Nuk jam unë k*rva këtu mes nesh! As emrin e as fytyrën s’ma ke parë në asnjë skandal.”

Reagimi i Rozës është një kundërpërgjigje e fortë ndaj gjuhës fyese dhe tentativave për ta lidhur me histori që, sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion