"Nuk i kam ofruar asgjë Iranit": Trump hedh poshtë raportimet për lehtësimin e sanksioneve

Bota

-1002-0-screenshot-2026-09-21-195258-6ab16f060b00f.png
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve dhe zhbllokim të fondeve iraniane në këmbim të hapave konkretë lidhur me programin e tij bërthamor.

Raportimet për një lëvizje të tillë diplomatike u publikuan fillimisht nga Axios, sipas të cilit administrata amerikane ishte e gatshme të diskutonte lehtësimin e sanksioneve dhe lirimin e fondeve të ngrira, në këmbim të angazhimeve të Iranit për çështjen bërthamore.

Sipas raportimeve, pjesë e përpjekjeve diplomatike është edhe kërkesa që Irani të lejojë rikthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) dhe të përmbushë angazhimet e marra gjatë bisedimeve të zhvilluara në Zvicër.

Por Trump i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime. “Iranit nuk i kam ofruar asgjë”, deklaroi presidenti amerikan, duke i cilësuar raportimet si të pavërteta. Ai tha gjithashtu se nuk kishte ofruar as lehtësim sanksionesh dhe as zhbllokim të fondeve iraniane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion