Lista e plotë, hetimet për tenderat, SPAK çon në gjyq Ballukun, Evis Berberin, Igli Taren dhe 23 të pandehur të tjerë

Aktualitet

Lista e plotë, hetimet për tenderat, SPAK çon në gjyq
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën kur do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen penale ku është e pandehur ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me një numër të konsiderueshëm ish-zyrtarësh dhe personash të tjerë.

Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq është paraqitur nga SPAK më 16 nëntor 2026, ndërsa në listën e të pandehurve janë edhe ish-drejtuesi i ARRSH-së, Evis Berberi, dhe Ergys Verdho. Seanca paraprake është caktuar të mbahet më 11 dhjetor, në orën 10:00, në GJKKO.

Nisur nga interesi i lartë publik dhe mediatik, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bën me dije se, më datë 16.11.2026, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 136, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

“Belinda Balluku;

Viola Haxhiademi;

Evis Berberi;

Ergys Verdho;

Gentian Gjyli;

Erald Elezi;

Genti Raça;

Miranda Shkurti;

Jetmira Dervishi;

Mirzeta Kashnica;

Jonida Çeçe;

Klarita Konomi;

Arbër Troka;

Adja Strazimiri;

Anila Sulollari;

Adrian Kroi;

Gëzim Noni;

Nikollaq Mihali;

Eduart Agalliu;

Arlinda Gordani;

Denis Xhoxhi;

Dhurata Lazaj;

Joana Bushi;

Igli Tare;

Pandeli Carapuli;

Arbër Abazi;

Personi juridik “Alko Impex General Construction”;

dhe Personi juridik “Eurocol” sh.p.k.””. 

Seanca paraprake është caktuar për t’u zhvilluar më datë 11.12.2026, ditë e premte, ora 10:00. 

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion