Tirana vishet kuqezi, fëmijët ndezin festën në prag të 28 Nëntorit

Aktualitet

Tirana vishet kuqezi, fëmijët ndezin festën në prag të
Festat e nëntorit kanë nisur të ndihen nëpër qytet falë organizimeve të kopshteve dhe shkollave të Tiranës.

Fëmijë të veshur kuqezi janë parë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke ecur në kolonë, duke kënduar e thirrur shprehje patriotike.

Në sheshin  “Skënderbej” ka ndaluar një nga këto grupe fëmijësh, me flamuj kombëtarë në duar, të cilët recituan dhe kënduan pranë shtatores së Heroit Kombëtar, vjershat e këngët e përgatitura në klasë.

Me këngë patriotike, recitime dhe thirrje plot emocion, fëmijët kanë përcjellë mesazhin e dashurisë për atdheun, duke i dhënë sheshit gjallëri, në prag të 28 dhe 29 nëntorit, festave të Pavarësisë dhe Çlirimit.

Atmosfera festive pritet të jetë e tillë edhe në ditët në vijim, ndërkohë që institucionet arsimore i kanë ftuar tashmë prindërit që t’i veshin fëmijët me ngjyrat e flamurit kombëtar për të performuar në aktivitetet e organizuara brenda mjediseve shkollore apo edhe në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion