Ngjarje e rëndë në Angli/ Dënohet shqiptari, pë*dhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Angli/ Dënohet shqiptari, pë*dhunoi

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare në ambientet e tualetit të një pub-i në Leicester.

Sipas “Daily Express” të cilës i referohet Top Channel, Pandeli Dervishi, e kreu sulmin më 1 tetor 2025, brenda një lokali në zonën The Newarke.

Gjatë gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Leicester u bë e ditur se ai e kishte detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale orale.

Pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Fillimisht, Dervishi u la në gjendje të lirë, ndërsa hetuesit shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe materialet digjitale të mbledhura gjatë hetimit.

Në shkurt të vitit 2026, ai u akuzua zyrtarisht për përdhunim, por nuk iu përgjigj thirrjes së policisë dhe u shpall në kërkim. Për rreth dy muaj, autoritetet britanike zhvilluan kërkime për lokalizimin e tij.

Hetuesit arritën të gjurmonin lëvizjet e shqiptarit përmes të dhënave telefonike dhe informacioneve financiare, të cilat sugjeronin se ai ndodhej në zonën e Guildford, në Surrey.

Dervishi u pikas në orët e para të 16 prillit, teksa drejtonte një automjet tip “Mazda” të bardhë në rrugën A320 Woking Road. Ai kaloi me semafor të kuq dhe u ndalua nga policia, e cila bëri arrestimin e tij.

Vendimi për dënimin me 7 vite e 6 muaj burg u dha të enjten, më 29 tetor, nga Gjykata e Kurorës në Leicester.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion