Nga stresi te 200 të ftuar më shumë, Kushtrim Kelani zbulon detajet e dasmës me Aurora Rrustën

Dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës duket se ka pasur edhe një “surprizë” të papritur! Mes atmosferës festive, të ftuarve të shumtë dhe momenteve emocionuese, në mbrëmje kanë mbërritur edhe plot 200 persona që nuk ishin pjesë e listës fillestare.
Këtë detaj e ka zbuluar vetë Kushtrimi, teksa ka rrëfyer disa nga prapaskenat e ditës së madhe.
Pavarësisht numrit të madh të të ftuarve, duket se çifti nuk e ka përjetuar aspak si problem. Madje, Kushtrimi e ka treguar me humor situatën, duke bërë të qartë se dasma ishte menduar për një numër të caktuar njerëzish, por festa përfundoi duke u zgjeruar më shumë nga sa kishin parashikuar.
“Ata që kemi dashtë me kanë të ftuar, ndryshe kanë ardh edhe 200 vetë që s’kanë qenë të ftuar”, u shpreh ai.
Dhe me sa duket, 200 të ftuar më shumë nuk ishin të mjaftueshëm për të prishur festën! Restoranti kishte kapacitetin për t’i akomoduar të gjithë dhe mbrëmja vijoi pa probleme.
Kushtrimi foli edhe për përgatitjet e dasmës, duke pranuar se stresi nuk kishte munguar, edhe pse ishte në nivele minimale. Sipas tij, njerëzit e afërt i kishin ndihmuar shumë gjatë organizimit, duke ua bërë më të lehtë gjithë procesin.
'Normal stres kemi pas, po minimal”, tha ai.
Në fund, ajo që duket se ka mbetur më shumë në mendjen e çiftit është atmosfera e krijuar gjatë mbrëmjes. Kushtrimi e përshkroi dasmën si madhështore dhe tha se ishte ndjerë jashtëzakonisht mirë gjatë kësaj dite.


