Nata në tenda para Kuvendit, Protestuesit në Kosovë kërkojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Kosovë&Rajon

Nata në tenda para Kuvendit, Protestuesit në Kosovë
Dhjetëra protestues janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të votojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Disa prej protestuesve kanë kaluar edhe natën para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie dhe për të bërë presion që kërkesa e tyre të merret parasysh nga deputetët.

Protestuesit kanë bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara në ligj, ndërsa kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para Kuvendit deri në përfundimin e procesit parlamentar.

Ata shprehen se ndryshimi i ligjit është i nevojshëm dhe u kanë bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin nismën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion