Aksident i frikshëm në Shkodër-Koplik, disa të pla'gosur pas përplasjes së automjeteve

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Shkodër-Koplik, disa të
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në njërin prej automjeteve, tip “Benz”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion