Mori RYSHFET/ Zbulohen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit

Aktualitet

Mori RYSHFET/ Zbulohen detaje nga arrestimi i administratorit të

Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln lekë të vjetra, seritë e të cilave ishin regiistruar më parë nga SPAK, u kërkuan dhe pranuan nga zyrtari i inceneratorit të Elbasanit në këmbim të mos veprimit nga ana e tij në lidhje me një procedure ligjore.

Hetimet 4 ditore nisën pas një referimi nga byroja kombëtare e hetimit, e cila po verifikon edhe marrëdhënie të tjera të dyshimta me operatorët ekonomikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa aparatë celulare dhe praktika dokumentare.

Leli Kaja mban detyrën e administratoit të eco-alb SHA prej tetorit të vitit 2022 ndërsa të enjten ai pritet të dalë para gjykatës së posaçme për caktimin e masës së sigurisë.

Mbetet për tu parë se si do te zhvillohet kjo seancë në kushtet ku avokatët kanë lajmëruar dhe bojkotimin e masave të sigurisë në GJKKO duke tërhequr dhe listën e avokatëve kryesisht apo siç njihen ndryshe atyre të siguruar nga shteti.

ME TE LEXUARAT