Meta sjell kontrolle të reja në Instagram, AI do të ndihmojë në zbulimin e përdoruesve të mitur

Teknologji

Meta sjell kontrolle të reja në Instagram, AI do të ndihmojë
Meta ka njoftuar se po zgjeron teknologjinë e saj të vlerësimit të moshës përmes inteligjencës artificiale në nivel global. Kjo do të bëjë që masat mbrojtëse të destinuara për adoleshentët të zbatohen për miliona përdorues të rinj të Instagramit.

Nga kompania shpjegojnë se teknologjia dallon përdoruesit për të cilët dyshohet se janë adoleshentë, edhe nëse gjatë regjistrimit kanë deklaruar se janë të rritur. Llogaritë për të cilat sistemi vlerëson se u përkasin adoleshentëve do të kalojnë automatikisht në cilësimet mbrojtëse të përshtatura për moshën e tyre.

Këto cilësime kufizojnë se kush mund të kontaktojë përdoruesit e rinj, çfarë lloj përmbajtjeje u shfaqet atyre dhe sa kohë kalojnë në platformë.

Kompania ka konfirmuar se po vazhdon të vendosë këtë teknologji edhe në Facebook, ndërsa një sistem i ngjashëm në nivel global do të vihet në punë edhe në platformën Threads deri në fund të këtij viti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion