Më pak ullinj berati këtë vit, thatësira gjatë verës dëmtoi pemët, fermerët pësojnë humbje të mëdha

Aktualitet

Më pak ullinj berati këtë vit, thatësira gjatë

Në zonat bujqësore të Beratit sezoni i vjeljes së ullirit, një prej kulturave më të rëndësishme për ekonominë e fermerëve vendas, do të shtyhet.

Ndryshe nga vitet e kaluara, prodhimi i këtij viti pritet të jetë mjaft i pakët, ndërsa shkaktari kryesor mbetet thatësira e gjatë dhe mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajve të verës dhe fillimit të vjeshtës.

Procesi i vjeljes nisi fillimisht me varietetet e ullirit të tavolinës, por fermerët janë përballur me një situatë jo të mirë: kokrrat e ullirit janë të mpira.

Vijimi i vjeljes në këto kushte, thonë fermeërt do t’u shkaktonte humbje të mëdha financiare, pasi produkti nuk ka as peshën dhe as cilësinë e kërkuar për tregun.

Fermerët synojnë fitim kohe dhe janë me sytë nga qielli, me shpresën se ditët e ardhshme do të sjellin reshje shiu.

Sipas tyre, një shi i bollshëm në këtë periudhë do të ndihmonte në fryrjen e kokrrave, rritjen e përqindjes së vajit dhe përmirësimin e dukshëm të rendimentit përpara se të rinisë vjelja masive e të gjithë ullishteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion