Pas dy ditësh me reshje intensive, ja kur pritet të qetësohet moti

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Kukës, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Të hënën, reshjet do të jenë të dobëta në të gjithë vendin.
Sa i përket temperaturave, të hënën ato pritet të luhaten nga 16 deri në 21 gradë në zonat bregdetare, nga 13 deri në 22 gradë në zonat e ulëta dhe nga 8 deri në 17 gradë në zonat malore.
Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, si këtë të diel pasdite, ashtu edhe të hënën, nuk parashikohet rrezik nga zjarret në pyje në asnjë prej qarqeve të vendit.


