Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët, pritet të shpërndahen së shpejti

Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për
Rreth 5 mijë kamera trupi (Body Cam) kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit.

Procesi do të nisë fillimisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku kamerat do t’u jepen efektivëve të Policisë Rrugore. Ata do t’i mbajnë pajisjet gjatë gjithë kohës së shërbimit.

Më pas, përdorimi i kamerave pritet të shtrihet edhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

Një nga veçoritë kryesore të këtij sistemi është se kamerat do të mund të kontrollohen drejtpërdrejt nga Sallat Operative të Policisë. Kjo do të thotë se ato mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse.

Sipas mënyrës së funksionimit të parashikuar, efektivët nuk do të kenë mundësi të ndërhyjnë në regjistrimin e pamjeve apo t'i fshijnë ato. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion