Çmimet e naftës rriten pas shqetësimeve për sulm të ri amerikan ndaj Iranit

Bota

Çmimet e naftës rriten pas shqetësimeve për sulm të
Çmimet e naftës u rritën sot, mes shqetësimeve në rritje për mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake amerikane ndaj Iranit.

Nafta “Brent”, referenca ndërkombëtare e tregut, tregtohej në orët e para të ditës sç sotme me 116,43 dollarë për fuçi (159 litra), duke shënuar një rritje prej 1,35% krahasuar me mbylljen e një dite më parë.

Sipas raportimeve mediatike, presidenti amerikan Donald Trump diskutoi dje me një komandant të lartë ushtarak hapat e mëtejshëm të luftës me Iranin.

Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), i paraqiti Trumpit disa alternativa ushtarake për Iranin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, raportoi gazeta “The Wall Street Journal”, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Sipas gazetës, ky takim mund të jetë një tregues se një operacion i madh ushtarak amerikan është i afërt.

Ndërkohë, media “Axios”, duke iu referuar gjithashtu zyrtarëve amerikanë, raportoi se informimi i presidentit ishte përqendruar te bllokada detare amerikane ndaj porteve dhe zonave bregdetare të Iranit.

Spekulimet për sulme të reja amerikane dhe izraelite ndaj Iranit janë shtuar, pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA, të parashikuara për të martën e ardhshme.

Megjithatë, mediat amerikane kanë raportuar edhe për përpjekje të reja diplomatike nga administrata Trump dhe ndërmjetësuesit rajonalë për të gjetur një zgjidhje të negociuar të konfliktit. Sipas raportimeve, një rol drejtues në këto përpjekje po luan zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion