Thyhen xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet i riu në Tiranë, procedohen 5 të tjerë

Aktualitet

Thyhen xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka proceduar penalisht pesë persona të tjerë, pas veprimeve të kundërligjshme të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë një 19-vjeçar me inicialet O. C., banues në Dibër, i dyshuar se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të dyshuarit po hetohen për disa vepra penale, mes tyre shkatërrimi i pronës, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe shkelja e rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion